Futbolli në zi – ylli i ri humb jetën në aksident trafiku pas seancës stërvitore

  • 03 January 2020 - 21:03
Futbolli në zi – ylli i ri humb jetën në aksident trafiku pas seancës stërvitore

Futbolli francez është në zi, pas aksidentit të tmerrshëm që ka ndodhur pak orë më parë.

Skuadra e Guingamp ka mësuar lajmin e tmerrshëm për ndarjen nga jeta të yllit të skuadrës, Nathael Julan.

23 vjeçari Julan ka humbur jetën në një aksident trafiku, pasi u largua nga seanca stërvitore e sotme.

Julan luante në pozitën e sulmuesit, ku me Guingamp II kishte shënuar dy gola në tri ndeshje.

(Kosova Sot Online)