Juve po i reziston ofertave për Demiral

  • 03 January 2020 - 23:00
Juve po i reziston ofertave për Demiral

Leicester City dhe Borussia Dortmund raportohet se kanë bërë ofertë prej 30 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit Merih Demiral, por bardhezinjtë po i rezistojnë atyre

Sipas gazetarit dhe analistit të transferëve në Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio të dyja klubet kanë dorëzuar ofertat e tyre tek gjiganti italian për mbrojtësin turk.

Leicester, të cilët po ashtu janë të interesuar edhe për Daniele Rugani kanë dorëzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Demiral. 

Kurse skuadra e Bundesligës kanë një ofertë prej 40 milionë euro për 21 vjeçarin.

Juventusi po heziston ta shes mbrojtësin pasi shpreson që të largojë nga skuadra Ruganin dhe Emre Can, një përpjekje e tyre për të ulur shpenzimet në paga të lojtarëve.

Demiral ka luajtur shumë pak tre muajt e parë të sezonit, por ka startuar vetëm në katër ndeshjet e fundit në vitin 2019.

Paraqitja e tij ishte e nivelit të lartë në qendrën e mbrojtjes se Juves

Juve e bleu Demiral nga Sassuolo verën e kaluar për 18 milionë euro.

(Kosova Sot Online)