Ibrahimovic pritet të startojë kundër Sampdorias, tifozët do ta mbushin ‘San Siron’

  • 04 January 2020 - 13:42
Ibrahimovic pritet të startojë kundër Sampdorias, tifozët do ta mbushin ‘San Siron’

Ibra mund të zbresë në fushë nga minuta e parë të hënën kundër Sampdoria.

Sipas mediave italiane, Zlatan Ibrahimovic do të jetë startues dhe do të bëjë debutimin me Milanin të hënën, kundër Sampdorias.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në ‘San Siro’, sipas La Gazzetta dello Sport do të jenë më shumë se 60 mijë tifozë, derisa tashmë janë shitur mbi 50 mijë tiketa.

Efekti Ibrahimovic po vërehet menjëherë te Kuqezinjtë që shpresojnë të ndryshojnë për mirë sezonin.

Milan vetëm ën dy ndeshje ka mbushur stadiumin këtë sezon me mbi 60 mijë tifozë, kundër Interit (70,440) dhe kundër Napolit (61,658). 

(Kosova Sot Online)