Man United i kërkon Interit një shkëmbim Martinez-Pogba

  • 05 January 2020 - 09:07
Man United i kërkon Interit një shkëmbim Martinez-Pogba

Manchester Unitedi është i gatshëm ta lejojë Paul Pogban të largohet, por vetëm në një marrëveshje shkëmbimi për Lautaro Martinezin e Interit.

Mesfushori francez, i cili nuk po kalon ditë të lumtura në Old Trafford, mund të rikthehet në Serie A, por te Interi, klubi rival i ish-skuadrës së tij Juventus.

Tabloidi britanik “Mirror” raporton se Manchester Unitedi dëshiron t’ia ofrojë Interit Pogban në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin argjentinas Martinez. 

Pogba është i gatshëm të kthehet në Itali dhe jo të kalojë në Spanjë, prandaj Interi mund të jetë një mundësi për të.

Madje sipas tabloidit britanik, skuadra e Antonio Contes është favorit para Juventusit për ta transferuar francezin.

Megjithatë, për ta arritur këtë, zikaltërve u duhet të pajtohen me humbjen e sulmuesit kryesor këtë sezon.

(Kosova Sot Online)