Trajneri i Napolit, Gattuso: Dua të luajmë sikur Interi

  • 05 January 2020 - 14:54
Trajneri i Napolit, Gattuso: Dua të luajmë sikur Interi

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, dëshiron që ekipi i tij ta rizbulojë entuziazmin brenda dhe jashtë fushës, por po ashtu ta ndjekë rrugën e Interit për të luajtur si kolektiv.

Gattuso i bëri këto komente në prag të derbit të Serie A mes Napolit dhe Interit të hënën në Sao Paolo.

“Duhet të bëjmë paraqitje të madhe, sepse përballemi me një ekip shumë të fortë, njërin ndër më të fortët fizikisht në ligë”, tha Gattuso. 

“Nëse luajmë sic luajtëm kundër Sassuolos në pjesën e parë, e cila ishte turpëruese, atëherë jemi në telashe serioze. Duhet të përmirësohemi në 25 minutat e fundit të ndeshjes”, shtoi ai.

“Duhet ta respektojmë këtë Inter. Ndikimi i Antonio Contes mund të vërehet lehtë, sepse lojtarët e Interit luftojnë për çdo top. T’i shohësh ata duke luajtur si kolektiv është lëvdatë e Contes. Këtë e dua edhe në Napoli, të luajmë si ekip i organizuar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)