Roma e nis me humbje vitin 2020

  • 05 January 2020 - 23:00
Roma e nis me humbje vitin 2020

Roma është mposhtur 0-2 në ‘Olimpico’ nga Torino

Roma e Paulo Fonsecas e ka nisur me humbje vitin 2020, duke u mposhtur 0-2 në ‘Olimpico’ nga Torino.

Të dy golat për mysafirët i shënoi sulmuesi, Andrea Belotti.

Fillimisht shënoi për 0-1 në pjesën e parë, në minutën e 45’, derisa i tronditi të gjithë kur shënoi për 0-2 në minutën e 86-të, atëherë kur vendasit po shpresonin të merrnin të paktën një barazim.

Pas kësaj humbje, Roma ka mbetur në pozitën e katërt në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Torino është ngjitur në pozitën e nëntë me 24 pikë.

(Kosova Sot Online)