Zyrtare: Liverpooli e blen edhe një lojtar tjetër

  • 06 January 2020 - 13:41
Zyrtare: Liverpooli e blen edhe një lojtar tjetër

Liverpooli e ka siguruar blerjen e dytë të afatit kalimtar dimëror, i cili u hap vetëm pak ditë më parë.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka transferuar të riun Joe Hardy nga ekipi B i Brentfordit.

Ish-lojtari i ekipit të të rinjve të Manchester City, i cili i ka shënuar 40 gola në 80 paraqitje për Brentford B, i bashkohet të kuqve për një shumë të pazbuluar.

Kalimi i Hardy në Liverpooli u konfirmua sot nga vetë klubi i Brentfordit.

“Ne konfirmojmë se sulmuesi i Brentford B, Joe Hardy, i është bashkuar Liverpoolit për një shumë të pazbuluar”, thuhet në njoftimin e klubit nga Championship – niveli i dytë i futbollit anglez.

Kjo është blerja e dytë e Liverpoolit këtë afat kalimtar, pas Takumi Minamino, i cili iu bashkua të kuqve nga Redbull Salzburg më 1 janar. 

(Kosova Sot Online)