Mkhitaryan lëndohet përsëri

  • 08 January 2020 - 17:55
Mkhitaryan lëndohet përsëri

Henrikh Mkhitaryan është lënduar përsëri në muskuj, ka lajmëruar Roma sot por mbetet të shihet se kur do të kthehet ai

Mesfushori kreativ, të cilin Roma e huazojë nga Arsenali do të mbush 31 vjet këtë muaj.

Ai ka bërë 11 paraqitje për Giallorossi prej që ka ardhur në këtë skuadër më 2 shtator, duke shënuar tre gola dhe bërë një asist.

Armeni nuk ka startuar që nga ndeshja e 12 dhjetorit për shkak të një lëndimi muskulor.

Ai është rrugës për t’u kthyer në fitnes të plot, megjithatë gjatë ndeshjes me Torinon të dielën u zëvendësua pasi që pësoi përsëri një lëndim muskulor.

Në një deklaratë të bërë nga klubi ai është diagnostifikuar me një lëndim në kofshën e majtë ku duhet teste të tjera në baza ditore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Ky është një lëndim i ri pasi që deri tani ai ka vuajtur nga lëndimi në kofshën e djathtë.

(Kosova Sot Online)