Tifozi ua la trashëgim lojtarëve 100 funte për të festuar me birra

  • 09 January 2020 - 12:06
Tifozi ua la trashëgim lojtarëve 100 funte për të festuar me birra

Tifozi i Norwich Cityt, Barrie Greaves, ia la klubit trashëgim 100 funte, në mënyrë që lojtarët e klubit të Premierligës t’i shijojnë disa birra, në shenjë falënderimi për momentet që ia kishin dhuruar gjatë jetës së tij.

Barrie Greaves, i cili e kishte mbështetur Norwichin gjatë gjithë jetës së tij, ndërroi jetë më 28 dhjetor në moshën 83-vjeçare. Ai vendosi ta përfshijë në trashëgiminë e tij edhe klubin e tij të preferuar.

Në një intervistë për Norfolk News, vajza e tij më e re, Sarah Greaves, tha: “Ai gjithmonë më ka thanë se do t’ua linte lojtarëve 100 funte trashëgim. Ai dëshironte t’i falënderonte ata për argëtimin gjatë momenteve të mira dhe të këqija”.

“Buzëqeshi sa herë që më kujtohet kjo gjë. Ai dëshironte që ta bënte një gjest që ishte mahnitës. Atij i pëlqente të më bënte nervoz për futboll po aq shumë sa më pëlqente edhe mua”.

Greaves kishte filluar ta mbështeste klubin anglez fillimisht shkaku i gjyshit të tij, kur kishte qenë vetëm dhjetëvjeçar. Ai kishte poseduar tiketë sezonale deri në vitin 2018, kur u detyrua të ndalej së shkuari në stadium shkaku i problemeve shëndetësore.

Dy vajzat e tij dhe tre nipërit janë të gjithë tifozë të klubit të Premierligës dhe posedojnë bileta sezonale në Carrow Road. “Norwich City do të jetë një trashëgimi që s’do të marrë fund kurrë në jetën time”.

Norwichi u kthye në Premierligë këtë sezon për herë të parë pas vitit 2016, pasi që arriti ta fitojë titullin e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)