Gjyshja e yllit të Liverpoolit kishte qenë e dashura e parë serioze e Fergusonit

  • 09 janar 2020 - 12:59
Gjyshja e yllit të Liverpoolit kishte qenë e dashura e parë serioze e Fergusonit

Trent Alexander-Arnold ka lidhje familjare me Manchester Unitedin dhe do të mundë ta kishte thirrur Sir Alex Fergusonin gjysh, mirëpo jeta e tij mori kahje tjetër.

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit është njëri ndër futbollistët më pëlqyer në mesin e tifozëve të “The Reds”, falë talentit dhe kontributit që e ka dhënë për Liverpoolin në sezonin e fundit, duke ndihmuar në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në tentimin për ta fituar Premierligën këtë vit.

Megjithatë, jeta e tij mund të kishte qenë plotësisht e ndryshme sot. Gjyshja e tij përmendet në autobiografinë e ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonit, si “e dashura e tij e parë serioze”.

Dyshja – që kishin qenë bashkë si adoleshentë në Glasgou të Skocisë – u nda dhe gjyshja e Arnoldit, Doreen Carling, u zhvendos në Nju Jork, ku më vonë u martua.

Kjo do të thotë se Alexander-Arnold, i cili ka lindur në Liverpool, ka mundur të luajë edhe për ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Se Alexander-Arnold kishte gjasa të përfundonte të luante në Manchester United e konfirmon edhe fakti se axha i tij, John Alexander, kishte shërbyer si sekretar i klubit për një kohë të gjatë te “Djajtë e Kuq”.

Kur u pyet se pse nuk iu bashkua Djajve të Kuq, ylli i Liverpooli i tha New York Times: “Nënës time nuk i pëlqen të vozis në autostrada”. 

(Kosova Sot Online)