“Eriksen do të ishte fantastik për Unitedin”

  • 09 January 2020 - 18:37
“Eriksen do të ishte fantastik për Unitedin”

Inter, Real Madrid dhe Manchester United, ku do të shkojë Eriksen?

Christian Eriksen është rrugës për t’u larguar nga Tottenham, por destinacioni ende nuk është bërë i ditur, me skuadra si Interi, Reali e Manchesteri që e duan danezin.

Unitedi ka nevojë për mesfushorë dhe sipas legjendës së ‘Djajve të Kuq’, Sammy McIlroy, ai do të ishte blerje e shkëlqyer.

“Kemi nevoje për pak më shumë eksperiencë. Djaloshi i Tottenham Eriksen, është në gjendje të bëhet i pabesueshme. Këtë sezon nuk duket as sa gjysmë e lojtarit që është, por është tip i lojtarit që United patjetër duhet ta afrojë”, tha McIlroy.

Jose Mourinho ka konfirmuar ditë më parë se Eriksen me një këmbë është jashtë Tottenham. 

(Kosova Sot Online)