Koulibaly ‘zemërmadh’, i jep 500 euro lypësit në një qendër tregtare

  • 09 January 2020 - 20:06
Koulibaly ‘zemërmadh’, i jep 500 euro lypësit në një qendër tregtare

Ndërkohë që është duke u rikuperuar nga një dëmtim, mbrojtësi senegalez i Napolit, Khalidou Koulibaly ka gjetur një tjetër mënyrë për të përfunduar në faqet e para të mediave sportive dhe jo vetëm.

Mbrojtësi senegaleze ka treguar zemrën e tij të madhe, teksa i ka dhuruar 500 euro një lypësi në një qendër tregtare në qytetin jugor italian, ndërsa sipas mediave në vendin fqinj, ky ishte vetëm gjesti i radhës i bamirësisë për Koulibaly.

Më herët mbrojtësi ka dhuruar 15 mijë euro për familjen e një 13-vjeçari që kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në Napoli është parë shpesh t’u dhurojë batanije, xhaketa e shalle njerëzve të pastrehë.


(Kosova Sot Online)