Reina e konfirmon largimin nga Milani: “Shihemi në korrik…!”
Reina do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.
Portieri i Milanit, Pepe Reina, ka konfirmuar transferimin në Aston Villa përmes rrjeteve sociale.
Ish portieri i shumë skuadrave do të transferohet në formë huazimi me të drejtën e blerjes në Premierligë, pasi Aston Villa vuan nga lëndime të shumta.
Reina ka postuar në Instagram Stories një derë të kuqe që nënkupton ngjyrat e Aston Villës si dhe dy emoji zemra kuq e zi për Milanin, teksa shkruan: “Faleminderit, shihemi në Korrik Milan”.
(Kosova Sot Online)