Barcelona e Real Madridi mësojnë kundërshtarët e radhës në Kupën e Mbretit

  • 14 janar 2020 - 14:19
Barcelona e Real Madridi mësojnë kundërshtarët e radhës në Kupën e Mbretit

Sot është mbajtur shorti për çiftet e fazës së 1/16 të finales së Kupës së Mbretit. Barcelona ka mësuar se do të përballet me klubin e nivelit të tretë të futbollit në Spanjë, Ibiza, ndërsa Real Madridi do të përballet me Unionistas de Salamanca, që gjithashtu luan në Segunda Division B.

Në këtë fazë të Kupës së Mbretit hyjnë edhe katër skuadrat që luajtën në Superkupën e Spanjës (Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia). Ato do të luajnë të gjitha kundër klubeve të nivelit të tretë të futbollit në Spanjë.

Fituesi do të vendoset nga një ndeshje e vetme dhe katër klubet e Superkupës do të luajnë jashtë shtëpisë.

Shorti i plotë (ekipi vendas është radhitur i pari):

Ibiza vs Barcelona
Logrones vs Valencia
CYD Leonesa vs Atletico Madrid
Unionistas de Salamanca vs Real Madrid
Ebro vs Leganes
Badajoz vs Eibar
Badalona vs Granada
Recre Huelva vs Osasuna
Rayo Vallecano vs Real Betis
Mirandes vs Celta Vigo
Tenerife vs Real Valladolid
Girona vs Villarreal
Elche vs Athletic Club
Real Zaragoza vs Real Mallorca
Sevilla vs Levante
Real Sociedad vs Espanyol

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 21, 22 ose 23 janar.

(Kosova Sot Online)