Zidan: Kloppi më tha se isha më i mirë se Salahu, por s’isha profesionist

  • 17 January 2020 - 15:56
Zidan: Kloppi më tha se isha më i mirë se Salahu, por s’isha profesionist

Mohamed Zidan kishte qenë një herë fytyra kryesore e futbollit egjiptian dhe tani ai ka thënë se Jurgen Kloppi i kishte thënë 100 herë në Borussia Dortmund se ishte lojtar më i mirë sesa Mohamed Salahu.

Ish-sulmuesi egjiptian Mohamed Zidan pritej t’i arrinte majat e futbollit evropian dhe botëror, pasi e filloi karrierën me klube si Midtylland, Mazin, Hamburg dhe Dortmund.

Zidan i bëri edhe 44 paraqitje për ekipin kombëtar të Egjiptin dhe shpeshherë ishte konsideroi si heroi i egjiptianëve. Kjo përgjegjësi tani pushon mbi shpatullat e Salahut, i cili është bërë yll botëror i futbollit.

Kloppi është duke e shijuar formën e mirë të Salahut gjatë këtyre sezoneve, mirëpo ai kishte qenë tifoz edhe i një tjetër egjiptiani gjatë kohës sa ishte në drejtim të skuadrës së Dortmundit.

“Klopp më tha se isha më i mirë sesa Salahu 100 herë, por se duhej të isha më profesionist”, ka thënë Zidan për On Sport.

“Kloppi më tha se kam talent të mrekullueshëm dhe aftësi, por që duhet të përqendrohem më shumë. Nëse unë do ta bëja këtë, mund të bëhem njëri ndër lojtarët më të mirë në botë”.

(Kosova Sot Online)