Fjalët e para të Young si lojtar i Interit

  • 17 January 2020 - 22:57
Fjalët e para të Young si lojtar i Interit

Ashley Young edhe zyrtarisht është i Interit.

Young, i cili ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, pasi ka kryer testet mjekësore te Interi, është zyrtarizuar dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2021.

Për kartonin e tij, Interi i ka paguar Manchesterit 1.5 milionë euro dëmshpërblim, pasi anglezi kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni.

“Ka qenë ditë fantastike për mu. Është ndjenjë fantastike që jam këtu. Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e familjes së Interit”, tha Young.

“mesazhi im për fansat është se  suksesi po kthehet në klub, për këtë jam këtu. Dua të ndihmoj ekipin t’i arrijë objektivat”.

“Shpresojmë që t’i bëjmë fansat të lumtur dhe të fitojmë shumë trofe”.

(Kosova Sot Online)