Donis Avdijaj drejt “Hearts” në Skoci

  • 18 January 2020 - 21:13
Donis Avdijaj drejt “Hearts” në Skoci

Donis Avdijaj është në listën e blerjeve të skuadrës Hearts, derisa trajneri i kësaj skuadre Daniel Stendel po shikon forcimin e skuadrës së tij

Sulmuesi kosovar është larguar nga skuadra turke Trabzonspor pasi që kontrata e tij është shkëputur dje.

Heats tani kanë filluar përpjekjet e tyre për ta sjell kosovarin Donis Avidjaj në Tynecastle.

Klubi kishte filluar bisedimet fillimisht me Trabzonsporin, por mundësitë që ata ta marrin lojtarin tashmë janë tepër të mëdha pasi që kontrata e tij u shkëput dje.

Kjo do ta lente të lirë atë që ti bashkohet Jambos këtë muaj e jo në verë kur edhe skadonte kontrata e tij.

Mediat në Britani kanë shkruar se ata janë shumë afër për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.

Ish lojtari i Schalkes ishte vlerësuar shumë lart në klubin nga Gelsenkirchen para se të huazohej në Roda JC dhe në Sturm Graz në Belgjikë.

Ai kaloi sezonin 2018/19 me skuadrën holandeze Willem II por dështoi që të këtë shumë minuta pas disa muajve, gjë që rezultoi me prishje të kontratës edhe nga skuadra e Eredivise.

Avdijaj kaloi në Turqi verën e kaluar, fillimisht deri në fund të sezonit me opsion zgjatjen e kontratës për tri vjet, nëse ka paraqitje të mira.

Megjithatë, skuadra e Super Lig të Turqisë e liroi atë pas gjashtë muajve.

Trajneri i Hearts, Daniel Stendel dëshiron që ta forcojë sulmin pasi që klubi gjendet në vendin e fundit te tabelës Ladbrokes Premiership.

Jambos kanë vuajtur sivjet për të shënuar gola, edhe pse sot ata fituan kundër Airdrie me rezultat 5-0 në kuadër të William Hill Scottish Cup. 

(Kosova Sot Online)