Tuchel: “Nuk e di nëse në shkurt Cavani do të jetë në PSG”

  • 20 January 2020 - 11:50
Tuchel: “Nuk e di nëse në shkurt Cavani do të jetë në PSG”

Cavani është gjithnjë e më larg Paris Saint Germainit.

Pas drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardo, që ka zbuluar se Edinson Cavani e ka kërkuar largimin nga Franca pasi po e kërkon një eksperiencë të re, gjithçka ka konfirmuar edhe trajneri, Thomas Tuchel.

Që të dy ia kanë hapur dyert Cavanit, duke thënë “nuk e di nëse Cavani do të jetë në shkurt në PSG”.

Gjithçka ishte mirë deri me ardhjen e Mauro Icardit, kur gjërat nisën të ndryshojnë, pasi Tuchel, e preferon ish sulmuesin e Interit para uruguaianit dhe e vetmja zgjidhje për Cavanin mbetet largimi. 

(Kosova Sot Online)