Ronaldo: Tri pikët më me rëndësi se golat e mi

  • 20 January 2020 - 13:09
Ronaldo: Tri pikët më me rëndësi se golat e mi

Ronaldo është i lumtur për fitoren e Juves, më shumë se sa golat që i shënoi të dielën mbrëma.

Interi barazoi 1-1 me Lecen dhe për Cristiano Ronaldon, ishte e rëndësishme që t’i iknin edhe më shumë me pikë ekipit të Antonio Contes.

Ai realizoi dy gola në fitoren 2-1 kundër Parmës.

CR7 është në një formë fantastike. 34 vjeçari arriti në kuotën e 11 golave radhazi në 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

“Më e rëndësishmja ishte të fitonim”, tha sulmuesi për Sky Sport Italia. “Lazio fitoi, Interi barazoi, nuk mund të lejonim që të na ik kjo mundësi”.

“Ishte ndeshje e vështirë, sepse Parma janë ekip fantastik që na krijuan probleme. Jam i lumtur që e ndihmova ekipin me dy gola, por më e rëndësishmja gjithmonë janë tri pikët në fund”.

(Kosova Sot Online)