Kamberi kërkohet nga Poznani

  • 20 January 2020 - 19:10
Kamberi kërkohet nga Poznani

Lech Poznan në Poloni pritet të bëjë një ofertë të dytë për sulmuesin shqiptar të Hibernian, Florian Kamberi.

Klubi dëshironte lojtarin në formë huazimi me synimin për ta blerë gjatë verës, por marrëveshja për blerjen e tij ishte nën vlerësimin e klubit skocez.

Besohet se 24-vjeçari ka klauzolë të largimit, por për t’u aktivizuar duhet të kalohet shifra e dy milionë funteve.

Polakët do të rikthehen me propozim të ri, por as kjo nuk pritet të përmbushë kërkesat e skocezëve, sipas “DailyRecord”.

Baseli po ashtu ka shprehur interesim për Kamberin, ndërsa ai u kërkua edhe nga Brentfordi në Angli.


(Kosova Sot Online)