Suso kërkon largimin nga Milani

  • 20 January 2020 - 20:28
Suso kërkon largimin nga Milani

Suso është takuar sot me drejtorët e Milanin nga të cilët ai ka kërkuar largimin, raportojnë mediat italiane, e ku destinacionet e tij të preferuara janë Roma dhe Sevilla

Sulmuesi i krahut është parë sot në Casa Milan në mbrëmje me agjentin e tij dhe ka qëndruar në zyrat e klubit përafërsisht 45 minuta.

Sipas Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, Suso ka dorëzuar më shkrim kërkesën për largim, një gjë që do ta bëj të lumtur Milanin sepse ata dëshirojnë të lirohen nga ai.

Ai ka dështuar që të përshtatet në sistemin 4-4-2, i cili ka bërë që skuadra nga San Siro të merr rezultate të mira.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk duan ta shesin Suson më pak se 25 milionë euro dhe janë duke pasur vështirësi që të gjejnë blerës për këtë shumë.

Sevilla është klubi më i interesuar, përderisa Roma janë në negociata me një shkëmbim plus para me Cengiz Under. 

(Kosova Sot Online)