Barça hyn në garë për Piatekun

  • 21 January 2020 - 17:23
Barça hyn në garë për Piatekun

Gjiganti katalunas është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit

Barcelona është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, i afërt me klubin katalunas.

Kampioni i Spanjës e mori një goditje së fundmi pas lëndimit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj.

Prandaj, Barça po e kërkon zëvendësuesin e tij.

Andaj, mediumi spanjoll raporton se gjiganti i La Ligas po mendon t’i rivalizojë Newcastlen e Tottenhamin për sulmuesin polak.

Piatek ka përfunduar në bankinë tek Milani, ku po luan rregullisht Zlatan Ibrahimovic.

Ish-futbollisti i Genoas është i pakënaqur me statusin e tij në San Siro, prej nga mund të largohet gjatë këtij muaji.


(Kosova Sot Online)