Ibrahimovic starton kundër Brescias, Milani kërkon të vazhdojë me fitore

  • 24 January 2020 - 20:09
Ibrahimovic starton kundër Brescias, Milani kërkon të vazhdojë me fitore

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Brescias dhe Milanit

Me Zlatan Ibrahimovicin në formacion, Milani ka nisur të këndellet dhe skuadra e Stefano Piolit do të tentojë t’i marrë tri pikë të tjera sonte në udhëtim te Brescia.

Natyrisht, në formacion nga minuta e parë është edhe Ibrahimovic, që kërkon golin e dytë që nga rikthimi në Milan dhe pse jo më shumë në një ndeshje, që në të kaluarën ka ditur shpesh të shënojë 3 apo katër për 90 minuta.

ë #BRESCIA (3-4-1-2): Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Mateju; Bisoli, Tonali, Dessena; Romulo; Ayè, Torregrossa

ë #MILAN (4-4-2): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Ibrahimovic, Leao.

(Kosova Sot Online)