Dybala puth në buzë Ronaldon në momentin e festimit të golit

  • 25 January 2020 - 16:29
Dybala puth në buzë Ronaldon në momentin e festimit të golit

Kjo është një nga pamjet më virale të orëve të fundit ku Cristiano Ronaldo puth në buzë Paolo Dybala. Veprimi ndodhi në ndeshjen Juventus-Parma ku argjentinasi i ka asistuar Cr7, i cili ka shënuar duke bërë të mundur fitoren e bardhë e zive 2-1.


 

Një gol që bëri që Juve të ngjitej në krye të klasifikimit italian. Ka qenë pikërisht për këtë arsye që lojtarët kanë qenë shumë të lumtur. Menjëherë pas golit Cristiano Ronaldo përqafon dhe falënderon me një puthje në buzë Paolo Dybala për topin e artë që i ka dhënë.

Gjatë festimit, kamerat kanë kapur një moment kur portugezi duket sikur e puth në buzë Dybalën, por në të vërtetë ka qënë një kryqëzim i thjeshtë dhe jo një puthje siç të gjithë e kanë quajtur.

Menjëherë kjo ka filluar të bëhet virale në rrjetet sociale, ku të shumtë janë edhe ata që tallen.

(Kosova Sot Online)