Ter Stegen priti penalltinë e parë në La Liga, 5 vjet pasi Bravo e bëri për herë të fundit

  • 25 January 2020 - 17:10
Ter Stegen priti penalltinë e parë në La Liga, 5 vjet pasi Bravo e bëri për herë të fundit

Valencia dhe Barcelona janë duke barazuar 0-0 në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Mestalla’.

45 minutat e pjesës së parë në ‘Mestalla’ nuk kanë sjellë ndryshim rezultati, si Valencia ashtu edhe Barcelona nuk arritën të gjejnë portat kundërshtare, duke shkuar në dhomat e zhveshjeve me rezultatin që edhe filloi takimi, 0-0.

Rastin më të artë e kishin vendasit, që fituan një penallti pas një ndërhyrje të Gerrard Pique në Gaya, në minutën e 12-të.

Por, nga pika e bardhë, nuk u tregua i saktë Maxi Gomez, goditjen e të cilit e ndali Marc-Andre Ter Stegen.

Më në fund, Marc Andre Ter Stegen priti penalltinë e parë në La Liga.

Portieri i fundit i Barcelonës që ka pritur penallti në La Liga ishte Claudio Bravo pikërisht kundër Valencias në vitin 2015.

Pritja e parë e Ter Stegen erdhi pas 8 golave që ka pranuar nga pika e bardhë.

(Kosova Sot Online)