Pas Muriqit, edhe dy futbollistë tjerë të Kosovës shënojnë gola të ‘çmendur’

  • 25 January 2020 - 23:03
Pas Muriqit, edhe dy futbollistë tjerë të Kosovës shënojnë gola të ‘çmendur’

Fiutbollistët shqiptarë kanë pasur një natë shumë të mirë në futbollin evropian.

Pas Vedat Muriqit, Florent Hasanit dhe Idriz Voca kanë realizuar.

Hasani ka realizuar një super gol në fitoren e Diosgyori VTK ndaj Zalaegerszeg me rezultatin 3:1.

Hasani pasi pranoi një top në krahun e djathtë avansoi bukur drejt zonës dhe me një goditje të saktë nga 15 metra e qëlloi këndin e djathtë të portës për të realizuar një gol tejet të bukur.

Gol të bukur ka shënaur edhe Idriz Voca.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në ndeshjen Zurich – Luzern.

Schonbachler shënoi në minutën e 5-të për epërsinë e Zurich.

Kurse, golin e barazimit e shënoi Voca në minutën e 13-të.

Voca shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.

(Kosova Sot Online)