Solskjaer thotë se s’i druhet shkarkimit, me gjithë rezultatet e dobëta të Man United
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se nuk frikësohet se do ta humbasë punën, para një ndeshjeje potencialisht të rrezikshme në FA Cup kundër Tranmere Rovers.
Klubi nga League One – niveli i tretë i futbollit në Angli – është nikoqir i “Djajve të kuq” sot, pasi e eliminoi Watfordin për të arritur në rundin e katërt të kupës.
Skuadra e Solskjaer vjen në këtë takim pas një humbjeje 2:0 ndaj Burnley në Premierligë.
Unitedi është duke vuajtur nga mungesa e vazhdimësisë këtë sezon dhe tani pa Marcus Rashfordin e lënduar, ka një mal për ta kapërcyer për t’i ndryshuar gjërat për mirë.
Solskjaer këmbëngul se nuk ndien presion dhe se nuk do të ngutet për të transferuar lojtarë që nuk i përshtaten kulturës së klubit.
“Duhet të shpenzojmë me mend dhe për mua kjo është ndër gjërat kyce. Ne kemi shpenzuar shumë para në gjashtë sezonet e fundit, që prej largimit të Sir Alex Ferguson. Tani, duhet të sigurohem që klubi t’i shpenzojnë paratë në lojtarët e duhur”, tha Solskjaer.
“Nuk frikësohem se do ta humbasë vendin e punës, thjesht vazhdoj të punoj. Natyrisht se nevojiten rezultate, por unë nuk do të shpenzoj shumë para në dike që nuk është i duhuri për këtë klub”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)