Trajneri i Marseille e krahason Payetin me Messin e Ronaldon

  • 26 January 2020 - 11:57
Trajneri i Marseille e krahason Payetin me Messin e Ronaldon

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, e ka krahasuar yllin e skuadrës së vet, Dimitri Payet, me dy yjet më të mëdha të futbollit, Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Me 11 Topa të Artë mes vete, kjo dyshe e ka dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit, derisa arritjet më të veçuara të Payetit janë një sezon mbresëlënës me West Hamin në Premierligë, një finale në Evropa Ligë me Marseille dhe 38 paraqitje për Kombëtaren e Francës. 

Megjithatë, Villas-Boas, i cili foli pas barazimit të skuadrës së tij pa gola kundër Angeres në Ligë 1, beson se rëndësia që Marseille ia kushton 32-vjeçarit është e ngjashme me atë që Barça dhe Juve ua kushtojnë yjeve të veta, Messi dhe Ronaldo, përkatësisht.

“Barcelona varet në Messin, Juventusi varet në Ronaldon. Nëse ne varemi në Payetin, varemi në Payetin”, tha ai.

“Lojtarët e mirë e bëjnë dallimin. Na ka munguar ai. Ai është lojtar i cili e jep pasimin e fundit dhe mund të shkojë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)