Manchester City në rundin tjetër të FA Cup, pas fitores ndaj Fulham

  • 26 January 2020 - 16:08
Manchester City në rundin tjetër të FA Cup, pas fitores ndaj Fulham

Manchester City e ka rezervuar një vend në 1/8 e finales së FA Cup, pas fitores bindëse 4:0 ndaj një Fulhami që luajti gjatë gjithë ndeshjes me një lojtar më pak të dielën në Etihad.

Ilkay Gundogan e kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi, kur shënoi nga penalltia në minutën e 8-të, pasi Tim Ream ishte përjashtuar me karton të kuq momente më herët.

Nga ky moment, gjërat u bënë edhe më të lehta për Man City, që shënoi edhe tri herë të tjera deri në fund, për një vend në rundin tjetër.

Bernardo Silva e dyfishoi epërsinë pas 20 minutave lojë, para se Gabriel Jesus të shënonte dy herë brenda tre minutave në pjesën e dytë.


(Kosova Sot Online)