Talenti 18-vjeçar shënon tjetër gol për Liverpoolin

  • 26 January 2020 - 18:23
Talenti 18-vjeçar shënon tjetër gol për Liverpoolin

Curtis Jones ditë pas dite po i bën një vend vetes në ekipin e parë të ‘Redsave’.

Sa herë i jepet mundësia nga Jurgen Klopp, 18-vjeçari lë gjurmë dhe i dërgon sinjale të gjithave se ai meriton një vend në ekipin e parë.

Curtis Jones ka shënuar tani sërish për ‘Redsat’.

Ai e ka kaluar Liverpoolin në epërsi duke shënuar në minutën e 15’ kundër Shrewsbury Town, sfidë e vlefshme për FA Cup.


(Kosova Sot Online)