“Jeni sipër shtresës së reve”/ Zbardhet telefonata e pilotit pak para rrëzimit të helikopterit

  • 27 January 2020 - 09:59
“Jeni sipër shtresës së reve”/ Zbardhet telefonata e pilotit pak para rrëzimit të helikopterit

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror ditën e djeshme. Bashkë me 41-vjeçarin vdiq edhe vajza e tij dhe 7 persona të tjerë.

Mediat kanë arritur të zbardhin edhe telefonatën e fundit, mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajror, pak para se helikopteri të rrëzohej.

Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror për kushtet e motit, ndërsa këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor.

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Helikopteri u rrëzua në një kodër dhe shpërtheu në flakë, ndërsa akoma kishte një sasi të madhe karburanti, sepse kishte fluturuar vetëm 40 minuta.

(Kosova Sot Online)