Hidhet shorti FA Cup, këto janë çiftet e rrethit të pestë

  • 27 January 2020 - 22:21
Hidhet shorti FA Cup, këto janë çiftet e rrethit të pestë

Sonte në Angli është hedhur shorti për rrethin e pestë të FA Cup në Angli

Ndeshja më interesante që pritet në këtë rreth mund të jetë ajo në mes të Chelsea dhe Liverpool. Por për të ndodhur kjo, duhet që Liverpool ta eliminojë se pari Shrewsbury Town, me të cilët barazuan në ndeshjen e parë 2-2.

Skuadra e Atdhe Nuhiut do të këtë punë më të vështirë në rrethin e pestë pasi që janë shortuar kundër Manchester Cityit, që është edhe fitues i FA Cup për herën e fundit.

Manchester United do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Northampton Toën-Derby County.

Tottenham nëse e eliminon Southampaton do të përballet kundër Norëich City.

Arsenali luan sonte kundër Bournemouth dhe në rast se fiton do të përballet me Portsmouthin.

Ndeshjet e rrethi të pestë të FA Cup do të luhen prej 3-5 mars ku tetë skuadra do të kualifikohen në çerekfinale.

Për kalim tutje luhen vetëm një ndeshje por në rast barazimi do të këtë edhe një ndeshje kthimi.


(Kosova Sot Online)