Lemar në radarin e Bayernit

  • 27 January 2020 - 23:38
Lemar në radarin e Bayernit

Pas Arsenalit edhe gjiganti gjerman është duke e kërkuar Thomas Lemar

Lemar nuk është shumë i dëshirueshëm në Atletico Madrid pasi që nuk ka plotësuar pritjet që kanë pasur spanjollët për të.

Por, sipas France Football, për francezin është duke u interesuar Bayern Munich që janë duke e marrë në konsideratë transferin e tij.

Fituesi i Botërorit po vazhdon që të mos bind të gjithë më paraqitjet e tij prej që u transferua në La Liga nga Monaco.

Megjithatë, për të janë të siguruar disa blerës dhe kësaj liste i është shtuar edhe skuadra e madhe nga Bundesliga.

(Kosova Sot Online)