Akuzon repisti amerikan: Kobe-n e vranë, gjithçka ishte e planifikuar

  • 29 January 2020 - 09:11
Akuzon repisti amerikan: Kobe-n e vranë, gjithçka ishte e planifikuar

Shumë njerëz i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta komentuar vdekjen e legjendës së NBA Kobe Bryant, por repisti i këngës “Watch Me Nae Nae”, Silento, ka marrë vëmendjen me postimin e tij duke pretenduar se vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ishte në mesin e nëntë personave që mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua të dielën, afër Los Angelesit në Kaliforni.

Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur vdekjen e tij, ndërsa repisti amerikan Silento vendosi ta postojë një “tweet” kontrovers në llogarinë e tij, para se ta fshinte shkaku i reagimeve të mëdha.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar, ashtu siç ishte tentuar edhe për mua. Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madh e fëlliqur”, shkroi Silento.

(Kosova Sot Online )