Me Lukaku-Lautaro-Sanchez në sulm, Interi synon gjysmëfinalen në kupë ndaj Fiorentines

  • 29 January 2020 - 20:20
Me Lukaku-Lautaro-Sanchez në sulm, Interi synon gjysmëfinalen në kupë ndaj Fiorentines

Interi do të përpiqet ta arrijë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë në një përballje çerekfinale kundër Fiorentinës në Giuseppe Meazza.

Antonio Conte ka vendosur të luajë me një formacion tejet sulmues, për herë të parë me tre lojtarë në vijën e sulmit.

Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez e përbëjnë sulmin zikaltër sonte ndaj Fiorentinës.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Napolin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

(Kosova Sot Online)