Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit

  • 30 January 2020 - 08:53
Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit

Antonio Conte ka insistuar që Interi e meritoi plotësisht fitoren ndaj Fiorentinës në Coppa Italia, edhe pse u detyrua të debutonte Christian Eriksen dhe të ndryshonte sistemin.

Kjo është hera e parë që Nerazzurrët arrijnë në gjysmëfinalen të Coppa Italia që nga viti 2015-16 dhe ata do të ndeshen me Napolin në dy ndeshje në shkurt dhe mars. Antonio Candreva dhe Martin Caceres kishin shënuar dy golat e parë, përpara se Nicolo Barella ta shënojë një supergol për fitoren e Interit.

“Duke marrë parasysh të gjitha shanset që kemi krijuar, është një fitore e merituar”, ka thënë fillimisht Conte për Rai Sport.

“Jemi të lumtur që kaluam në gjysmëfinale dhe do të përballemi me një ekip të shkëlqyer si Napoli. Duam të shkojmë përpara në të gjitha garat për të fituar përvojë dhe për të vazhduar më tej. Edhe një herë, ne kishim shumë shanse për të përfunduar ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam ato”.

Kjo mbrëmje shënoi edhe debutimin e Eriksenit, i cili hyri në minutën e 66-të në vend të Alexis Sanchez, pas transferimit prej 20 milionë eurosh nga Tottenham Hotspur dhe miratimin e një formacioni të ri, ku nga 3-5-2, Conte kaloi në 3-4-1-2.

“Ne nuk kemi ndërmend të përdorim Eriksen kaq shpejt, pasi ai filloi të stërviste me ne vetëm dje (e martë), por Matias Vecino dhe Barella ishin mesfushorët e vetëm në dispozicion.“Eriksen ka karakter dhe ngre nivelin e cilësisë së skuadrës. Shpresoj të rikthejmë më shumë lojtarë, sepse me të vërtetë jemi të kufizuar në mesfushë”.

“Ne u përpoqëm në një sistem me një ‘trequartista’ sot pas mungesës së Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic. Eriksen mund të luajë në disa role të ndryshme dhe do të shohim, mund të jetë një opsion, por duhet të punojmë shumë më tepër”.

“Ne u detyruam të përdorim të tre sulmuesit së bashku sepse mësova për problemet në mesfushë”, përfundoi trajneri i Interit.


(Kosova Sot Online )