Neymari kritikohet ashpër: Është arrogant, s’ka nevojë të tallet me kundërshtarët

  • 31 January 2020 - 11:25
Neymari kritikohet ashpër: Është arrogant, s’ka nevojë të tallet me kundërshtarët

Sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, e ka paralajmëruar yllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, se ai nuk duhet të tallet me kundërshtarët e tij, para takimit mes dyshes sërish në ndeshjen e Ligue 1.

Braziliani Neymar u akuzua se kishte mungesë respekti pasi që i kishte bërë disa trike gjatë fitores me rezultat 3:1 të Paris Saint-Germainit kundër Montpellier, në dhjetor.

Ai e kishte shënuar golin e parë të PSG-së atë natë përmes një gjuajtje të lirë, duke e barazuar rezultatin, pasi që parisienët kishin qenë duke humbur shkaku i një autogoli të Leandro Paredes.

Mysafirët pastaj u goditën nga humbja e mbrojtësit Pedro Mendes që u ndëshkua me karton të kuq, si dhe me dy golat e tjera të PSG-së, të shënuara nga Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Drama nuk përfundoi kur gjyqtari e sinjalizoi ndeshjen, pasi që Delort e pati një zënkë me Neymarin teksa dilnin nga fusha. Algjeriani e kishte kritikuar kundërshtarin e tij për sjelljen afër fundit të ndeshjes.

“Diçka ndodhi kur ne po ktheheshim në zhveshtore dhe ai moment bëri shumë bujë pasi që ishte i përfshirë Neymari”, sqaroi sulmuesi në një intervistë të dhënë për Le Parisien.

“Se a është Neymari apo dikush tjetër, s’ka rëndësi. Ai është vetëm një njeri, edhe nëse ështe futbollist i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka nevojë të tallet me kundërshtarët e tij”.

“Ai fitoi 3:1 dhe e shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, kjo ishte e mirë. Por, unë e kritikova atë për sjelljen e tij arrogante. Ishte e rëndësishme për mua t’ia them në fytyrë”.

(Kosova Sot Online)