Ronaldo i jashtëzakonshëm, zgjidhet lojtari i muajit në Serie A

  • 31 January 2020 - 18:23
Ronaldo i jashtëzakonshëm, zgjidhet lojtari i muajit në Serie A

Ylli portugez i ka realizuar 7 gola në 4 ndeshje me Juventusin gjatë vitit 2020 në Serie A.

Cristiano Ronaldo e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ylli portugez ka shkëlqyer gjatë janarit, duke u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit.

Në katër ndeshje të zhvilluara, 34 vjeçari i ka realizuar 7 gola, përfshirë këtu një tregolësh dhe një dygolësh. 

Gjithashtu, ai e ka dhuruar edhe një asistim dhe ka kontribuuar me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit e Real Madridit ka shënuar gola në tetë ndeshje radhazi.

Për këtë, Liga Italiane e Futbollit e shpërbleu përfaqësuesin portugez.

Muajin e kaluar, Ronaldo ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Serie A.

(Kosova Sot Online)