United interesohet për Ighalo

  • 31 January 2020 - 19:20
United interesohet për Ighalo

Manchester United e ka kthyer vëmendjen tek Odion Ighalo pasi që nuk arriti ta transferojë sulmuesin e Bournemouth, Josh King.

Sipas The Athletic, Djajtë e Kuq e dëshironin Kingun në huazim por “Qershizat” nuk dëshironin asgjë tjetër pos oferta me shitje përmanente, kështu që dy klubet nuk arritën te një marrëveshje finale. 

United tani janë interesuar për sulmuesin e Shanghai Greenland Shenhua, Ighalo, i cili më parë ka luajtur në Premier Ligë me Wtfordin.

“Preferenca e United për Josh King ishte gjithmonë huazim, kurse edhe pse marrëveshja për transferimit të përhershëm ishte diskutuar asnjë marrëveshje nuk është arritur. Një sulmues që mund ti bashkohet në huazim United sipas disa burimeve është ish sulmuesi i Watfordit, Odion Ighalo”, ka shkruar gazetari i njohur i sportit, David Ornstein.

(Kosova Sot Online)