Mbi 3 mln njerëz nënshkruajnë peticion: Ndryshojeni logon e NBA për nder të Kobe Bryant

  • 01 February 2020 - 10:41
Mbi 3 mln njerëz nënshkruajnë peticion: Ndryshojeni logon e NBA për nder të Kobe Bryant

Më shumë se tre milionë njerëz e kanë përkrahur një peticion për ta përdorur imazhin e legjendës së basketbollit Kobe Bryant si logon e re zyrtare të NBA.

41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin të dielën u rrëzua në Los Angeles.

Logoja aktuale e NBA ishte dizajnuar nga Alan Siegel, dhe ajo e përbën siluetën e një tjetër legjende të LA Lakers, Jerry West, i cili është 81-vjeçar.

Duke shkruar në Change.org, Nick M e nisi peticionin duke shkruar: “Shkaku i vdekjes së pakohë dhe të papritur të të madhit Kobe Bryant, ju lutem nënshkruajeni këtë peticion në tentim për ta përjetësuar atë përgjithmonë në logon e re të NBA”.

Shumë tifozë i kanë publikuar versionet e tyre të kësaj logoje, duke e bërë një version të logos aktuale, por me siluetën e Bryant.

Përveç një ndryshimi të vogël në fontin e shkronjave në vitin 2017, logoja e NBA ka qenë e njëjta që kur u dizajnua fillimisht në vitin 1971.

Ende nuk dihet nëse autoritetet përgjegjëse të NBA do të jenë të gatshëm ta ndryshojnë atë tani, ndërsa ende s’kanë komentuar as drejtuesit e Los Angeles Lakers.

(Kosova Sot Online)