Lewandowski i pandalshëm, e kalon Bayernin në epërsi
Bayern Munichu ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Mainzit, që po zhvillohet për momentin në stadiumin Opel Arena, në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës.
Në minutën e shtatë të ndeshjes, Robert Lewandowski e vazhdoi formën e tij të mirë, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi dhe duke e shënuar golin e tij të 22-të për këtë sezon.
(Kosova Sot Online)