Zhegrova titullar për Baselin edhe ndaj Gallen

  • 02 February 2020 - 15:47
Zhegrova titullar për Baselin edhe ndaj Gallen

Duket se Edon Zhegrova e ka siguruar tashmë vendin e titullarit në skuadrën e Baselit, pasi do ta nisë takimin nga fillimi ndaj St. Gallendo për herë të katërt radhazi në Superligën e Zvicrës.

Kjo është hera e parë që ylli i Kombëtares së Kosovës luan katër ndeshje radhazi titullar për Baselin që prej transferimit nga Genku.

Baseli e pret Gallen në St. Jakob-Park, i vetëdijshëm një humbje e tretë radhazi do t’ia zbehë seriozisht gjasat për titull këtë sezon në ligën elitare zvicerane, pasi humbja e javës së kaluar ndaj liderit, Young Boys, e ka lënë atë pesë pikë prapa në renditje.

Zhegrova ishte titullar në tri ndeshjet e fundit të Baselit në ligë dhe do të jetë përsëri edhe sot.

20-vjeçari bëri disa paraqitje mbresëlënëse për Baselin, ku është i huazuar nga Genku deri në qershor të këtij viti, në ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.

Siç kishte bindur në fund të stinorit vjeshtor, anësori i Kombëtares së Kosovës ka bindur përsëri me trajnerin Marcel Koller që ia ka besuar një vend në 11-shën e parë edhe ndaj skuadrës së dytë në renditjen tabelore në ligë.

Zhegrova i ka 2 gola dhe 2 asiste në 10 paraqitje në përgjithësi për Baselin në ligë këtë sezon.

Ndërkohë, titullar janë edhe Taulant Xhaka dhe Ademi, ndërkohë Tushi është në stol.

Takimi mes Baselit dhe St. Gallen nis në orën 16:00. 

(Kosova Sot Online)