Tottenham fiton derbin kundër City, lajm i mirë për Liverpool

  • 02 February 2020 - 19:53
Tottenham fiton derbin kundër City, lajm i mirë për Liverpool

Tottenham e ka mundur sot në Tottenham Stadium kampionin aktual të Anglisë, Manchester City me rezultat 2-0. City ishin më të mirë në pjesën e parë por jo edhe në pjesën e dytë ku Zinchenko përjashtohet me të kuq, ndërkaq Tottenham shënon dy gola që i japin kësaj skuadre shpresë në luftën e tyre për top katër

Tottenham ka arritur një fitore të rëndësishme sot në Tottenham Stadium duke e mundur me rezultat 2-0 Manchester City.

Ishte një ndeshje me dy fytyra,

Në pjesën e parë City ishin më të mirë. Madje ata kishin mundësi që edhe të kalonin në epërsi pasi që në minutën e 41-të u akordua penallti për ta, pas një ndërhyrje në Sergio Agueron e Cityt.

Por , këtë mundësi e shpërdoroi turko-gjermani, Ilkay Gundogan, i cili nuk arriti që të shënoi nga pika e bardhe për Cityn.

Gjatë pjesës së parë kishte edhe momente tepër diskutabile. Sterling pati një ndërhyrje tepër të ashpër në Delle Alli, e cila për çudi te të gjithëve nuk u sanksionua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë City prapë e filloi më mirë dhe Lloris prapë ishte hero i ndeshjes pasi që bëri disa pritje të mira.

Por nga minuta e 60-të gjërat ndryshuan për Tottenham.

Tottenham do të shënonte menjëherë në minutën e 63-të me anë të sapotransferuarit në Spurs, Steven Bergëijn, i cili shënoi një gol të bukur.

Son Heung-min do të shënonte golin e dytë dhe të sigurisë për pulat e Londrës në minutën e 71-të, gol që do ta vendoste derbin e xhiros së 25-të te Premier Ligës angleze.

Me këtë fitore, Tottenham është në vendin e pestë me 37 pikë, katër më pak se Chelsea në vendin e katër dhe tanimë është seriozisht në garë për njërën nga top katër pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Kurse Manchester City mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 22 më pak se Liverpool që është në vendin e parë me 73 pikë dhe dy më shumë se Leicester City në vendin e tretë me 49 pikë. 

(Kosova Sot Online)