Beckham, i vendosur ta transferojë Cavanin

  • 03 February 2020 - 14:05
Beckham, i vendosur ta transferojë Cavanin

Sulmuesi uruguaian po e kalon vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, me të cilin pritet të ndahet gjatë verës që vjen

David Beckham është duke shpresuar ende që ta bindë Edinson Cavanin të transferohet në ekipin Inter Miami.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”. 

Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainit.

Ai pritej të largohej nga kampioni francez në afatin kalimtar të janarit, por kërkesa e PSG-së ishte e lartë.

Prandaj, gjatë verës ish-futbollisti i Palermos e Napolit do të largohet nga klubi nga Ligue 1 dhe ka ofertë nga Atletico Madridi e Manchester Unitedi.

Sidoqoftë, e ardhmja e futbollistit jug-amerikan mund të jetë përtej Atlantikut, ku e do klubi amerikan, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, Beckham.

(Kosova Sot Online)