Van der Vaart ‘thumbon’ Simeonen: Felix është në klubin e gabuar, po i shkatërrohet potenciali

  • 03 February 2020 - 15:03
Van der Vaart ‘thumbon’ Simeonen: Felix është në klubin e gabuar, po i shkatërrohet potenciali

Joao Felix bëri bujë të madhe me transferimin e tij nga Benfica tek Atletico Madrid, në merkaton e verës së kaluar, kur gjiganti spanjoll paguante 113 milionë funte për kartonin e tij.

Megjithatë, sipas Van der Vaard, talenti i ri nuk po përshtatet me ‘’Rojiblacos’’ dhe nuk po arrin ta shfaqë tërë potencialin e tij.

Arsyeja sipas holandezit qëndron mbi atë se lojtari nuk po përputhet me skemat e trajnerit të Atletcio, Diego Simeone, i cili po e shkatërron potencialin e portugezit premtues.

‘’Joao është lojtar i mirë, por është në klub të gabuar, kur Felix erdhi në Atletico Madrid prita që Simeone të aplikojë një tjetër model loje, por është larg pritshmërive’’, theksoi Van der Vaart.

Felix është bërë blerja më e shtrenjtë e klubit nga ‘Wanda Metropolitano’.

Gjatë periudhës te Benfica, Felix shënoi 19 gola në 37 ndeshje, statistika këto që nxitën 10 herë kampionët e Spanjës të bëjnë ofertën marramendëse për kartonin e tij.

Pas shumë lëndimeve në fillim të këtij sezoni, paraqitjet e 21 vjecarit ishin larg pritshmërie që tifozët dhe eskpertët e futbollit kishin për të.

(Kosova Sot Online)