Pamje: Neymar e feston ditëlindjen me aheng luksoz, me gjithë kritikat nga trajneri

  • 03 February 2020 - 15:26
Pamje: Neymar e feston ditëlindjen me aheng luksoz, me gjithë kritikat nga trajneri

Neymari e ka festuar ditëlindjen e ardhshme të 28-të me një aheng tejet luksoz në klubin e natës parisien, Yoyo, këtë të diele – duke i injoruar kritikat e trajnerit të vet në Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, se një festë e tillë do të shpërqendronte brazilianin.

Tuchel nuk mori pjesë në ahengun e “bardhë”, të cilin e kishte quajtur shpërqendrim, sepse ai u mbajt vetëm dy ditë para ndeshjes së ardhshme të PSG-së.

Por kjo ndjesi e tij nuk u nda edhe nga bashkëlojtarët dhe miqtë e yllit brazilian në këtë festë, me Edinson Cavani, Marco Verratti dhe Angel di Maria që e mbërthyen kodin e veshjes dhe u paraqiten në aheng në rroba të bardha, bashkë me anësorin e Lyonit, Memphis Depay.

Depay, Di Maria, Cavani dhe Veratti në ditëlindjen e Neymarit

Neymari është i mirënjohur për ahengje ekstravagante, por u raportua se do t’i frenonte festimet për këtë vit para ditëlindjes që e ka këtë të mërkurë.

Ai e festoi ditëlindjen e 27-të me rreth 200 të ftuar, ndërsa të 26-të e pati festuar me kravatë të zezë, në të cilën kishte marrë pjesë edhe ylli i Formula 1, Lewis Hemilton dhe presidenti i Brazilit.

(Kosova Sot Online)