Agjenti: immobile, më i miri në Europë

  • 03 February 2020 - 22:07
Agjenti: immobile, më i miri në Europë

Ciro Immobile është “sulmuesi më i mirë në Europë pra jo vetëm në Itali”, ka thënë agjenti i Lazios pasi që ai shënoi 25 gola në 21 ndeshje në Serie A

Forma e tij ka bërë që ai ti prijë listës për Këpucën e Artë si sulmuesi që ka shënuar më se shumti gola në një ligë për sivjet, kurse skuadra e tij është në vendin e tretë në Serie A.

Ata mund ta tejkalojnë Interin në vendin e dytë nëse e mposhtin Veronan të mërkurën, pasi që kanë një ndeshje më pak se ata.

“Mendoj se ai është sulmuesi më i mirë për momentin në Europë, jo vetëm në Itali”, ka thënë agjenti Alessandro Moggi për Radio TMW.

“Duke parë Lazion kaq lart në tabelë nuk është koincidencë, është si rezultat i madh i punës dhe drejtorit sportiv Igli Tare që ka bërë një punë të mahnitshme duke përdorur burime të vogla e duke ndërtuar një skuadër tepër garuese që tani po e synon Skudeton”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)