Liverpooli luan në FA Cup me lojtarë të akademisë, Kloppi do ta ndjekë ndeshjen në kompjuter

  • 04 February 2020 - 10:34
Liverpooli luan në FA Cup me lojtarë të akademisë, Kloppi do ta ndjekë ndeshjen në kompjuter

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do ta shikojë ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup kundër Shrewsburyt në kompjuterin e tij personal, përderisa trajneri i ekipit U-23, Neil Critchley, do ta drejtojë një skuadër të re të “Reds” në Anfield të martën.

Liverpooli u ndal me barazim 2:2 nga Shrewsbury në stadiumin New Meadows, duke bërë që klubi i nivelit të tretë të futbollit të Anglisë ta fitojë një rindeshje në Anfield javën tjetër.

Por, kjo ndeshje bie gjatë pushimit dimëror të klubeve të Premierligës, kur Kloppi u kishte premtuar lojtarëve të tij se do të kishin mjaftueshëm pushim për t’u rikuperuar para se ta nisin pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Klopp u kritikua për vendimin e tij për të mos marrë pjesë as ai e as lojtarët e ekipit të parë në këtë ndeshje, pasi që shumë persona sugjeruan se ai po tregonte mungesë respekti ndaj FA Cup dhe të tjerët e quajtën atë përtac. Mirëpo, gjermani është tërhequr nga premtimi i tij dhe do ta shikojë ndeshjen nga kompjuteri i tij personal.

Neil Critchley, trajneri i ekipit U-23 të Liverpoolit, do ta drejtojë një skuadër të ekipeve U-20 dhe U-19, kundër klubit të League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, para një turme prej 50 mijë tifozëve. Critchley ka insistuar se Kloppi do të jetë në kontakt me skuadrën gjatë ndeshjes.

(Kosova Sot Online )