Berisha: Puna e vështirë të shpërblehet gjithmonë

  • 04 February 2020 - 15:30
Berisha: Puna e vështirë të shpërblehet gjithmonë

Valon Berisha e kaloi një periudhë të vështirë tek Lazio, në mes lëndimesh e forme jo të mirë.

Mesfushori kosovar vendosi të largohej nga klubi italian gjatë janarit dhe u huazua në Fortuna Dusseldorf.

Përfaqësuesi kosovar synon ta rikthejë formën ideale në Bundesligë, ku debutoi fundjavën që shkoi me ekipin e tij të ri.

Futbollisti i rritur në Norvegji e ka postuar një fotografi në Instastory, përmes së cilës ka dhënë porosi.

“Kurrë mos u ndalni. Puna e vështirë dhe e madhe shpërblehet”, ka shkruar ish-futbollisti i Salzburgut.

26 vjeçari e ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulore dhe do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit sonte.

Mirëpo, Dusseldorfi shpreson ta ketë në dispozicion mesfushorin luftarak që nga fundjava e ardhshme.

(Kosova Sot Online)