Barcelona e konfirmon lëndimin e Dembeles

  • 04 February 2020 - 15:54
Barcelona e konfirmon lëndimin e Dembeles

Barcelona e ka konfirmuar se sulmuesi francez Ousmane Dembele e ka pësuar një shqyerje të tejzave të këmbës, duke bërë kështu që kthimi i tij në skuadrën e Barcelonës të shtyhet edhe më tutje.

Klubi katalonas bëri të ditur, përmes një deklarate, të mërkurën se fituesi i Kupës së Botës e ka pësuar një lëndim të ri dhe data se kur pritet kthimi i tij në skuadër do të bëhet e ditur gjatë orëve në vijim.

“Testet e performuara këtë mëngjes kanë treguar se Dembele e ka shqyer tendonin proksimal të bicepsit të femurit të kofshës së djathtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi blaugran.

“Gjatë orëve në vijim do të caktohet se çfarë trajtimi do të marrë futbollisti gjatë rikuperimit të tij”.

Dembele kishte qenë afër shërimit nga një problem tjetër që e kishte lënë atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit 2019/20, përderisa ai sapo ishte kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës.

Ai ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon. Sezoni për të nisi me 90  minuta të plotë në ndeshjen kundër San Mames në xhiron e parë, pastaj luajti 45 minuta kundër Villarrealit në muaj më vonë, u ndëshkua me të kuq kundër Sevillas, luajti 45 minuta kundër Cetla Vigos dhe 90 të plota kundër Leganes.

Në Ligën e Kampionëve, 136 minutat e tij lojë janë të shpërndara nëpër katër ndeshje, e fundit kundër Borussia Dortmundit më 27 nëntor.

Tani Setien do të duhej të vazhdojë me Ansu Fatin, Antoine Griezmannin dhe Lionel Messin në sulm dhe vetëm të rien Alex Collado si rezervë, pasi Carles Perez iu bashkua Romës.

Katër lojtarë do të duhet t’i mbulojë tri pozitat e sulmit derisa të kthehen nga lëndimet Dembele dhe Luis Suarez, ndërsa Setien do të jetë duke u lutur që askush tjetër të mos i lëndohet më.

(Kosova Sot Online)